|
Inoformacione për tuberkulozin (TBC) Kohët e fundit tuberkulozi (TBC) është kthyer përsëri. Gjithashtu ka variacione të reja të TBC-së që janë të vështira për t’u kuruar.Këtu janë disa nga pyetjet më të zakonshme rreth TBC-së. Në qoftë se do të keni më shumë pyetjeje pasi ta keni lexuar këtë njoftim, flisni me doktorin tuaj ose Qendrën Shëndetësore Lokale.
Nga se shkaktohet TBC-ja? TBC-ja është shkaktuar nga bakteria që zakonisht infekton mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Cilat janë shënjat e para te TBC-së? Shenjat e para të sëmundjes së TBC-së përfshijnë temperaturë të lartë djersitje gjatë natës, lodhje, humbje peshe, kollë e vazhdueshme dhe (ndonjëherë) nxjerrje gjak gjatë kollitjes. Çfarë është testi për TBC-në?Eshtë nje test i thjeshtë lëkure. Një test pozitiv do të thotë se personi është infektuar me TBC. Ka nevojë për më shumë teste për të parë në qoftë se një person ka sëmundjen e TBC-së. Çfarë është ndryshimi midis infeksionit të tuberkulozit dhe sëmundjës së tuberkulozit?Njerëzit me infeksion TBC-je dalin me test pozitiv për TBC në lëkurën e tyre, por ato nuk janë të sëmurë dhe ata nuk mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve. Vetëm njerëzit e sëmurë me TBC mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve. Kush e merr TBC-në? Çdo njeri i çdo moshe mund ta marrë tuberkulozin. Por disa njerëz kanë një rrezik më të madh. Këtu përfshihen: njerëz që kanë qenë rreth e rrotull njerëzve me sëmundjen e TBC-së të varfërit të pastrehët njerëzit nga vende ku ka shumë tuberkuloz ata që jetojnë nëpër azile personat e burgosur alkolikët dhe ata që përdorin drogë njerëzit me probleme mjekësore ( të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) të cilat dobësojnë mundësinë e tyre për të luftuar sëmundjen njerëzit me virusin HIV (virusi që shkakton Sidën)
Njerëzit me HIV janë në rrezik po të marrin tuberkulozin sepse sistemi i tyre i imunitetit është i dobësuar, duke i lënë ata të paaftë për t’i rezistuar sëmundjes. Të gjithë njerëzit që kanë rrezik të marrin TBC-në duhet të testohen. Testi mund të bëhet nëpërmjet doktorëve ose qendrave lokale shëndetësore. Si përhapet Tuberkulozi? TBC-ja përhapet në ajër. TBC-ja shkon në ajër kur një person që ka sëmundjen e TBC-së kollitet, teshtin ose flet. Çdo njeri që është rreth e përqark ndonjë personi me sëmundjen e TBC-së mund të infektohet, por zakonisht kalojnë disa ditë nga kontakti i afërt. Ju nuk mund të merrni TBC kur prekni mobilje, enë apo gilindera që janë prekur nga personat që kanë sëmundjen e TBCsë. Çfarë është trajtimi për TBC-në? Doktorët mund ta ndalojnë një person me infeksion tuberkulozi nga marrja e sëmundjes së TBC-së me anë të barnave që duhet të merren nga 6-12 muaj. Njerëzve me sëmundjen e TBC-së u jepen të paktën dy barna, gjithashtu për 6-12 muaj. Si përmbledhje, tuberkulozi i patrajtuar mund të jetë një sëmundje fatale. Por TBC-ja është pothuajse gjithmonë e shërueshme. TBC-ja zakonisht nuk është një kërcënim për jetën tuaj po të mos jeni në njërin nga grupet e rrezikshme. Megjithatë në qoftë se ju mendoni se jeni në rrezik ose keni ndonjë shkak për t’u merakosur, flisni me doktorin ose qendrën shëndetësore lokale. _______________ referenca: qëndra kundër tuberkulozit, new york |