Akutalitet Menu

Home arrow Akutalitet arrow News arrow Asimetria tė bėn agresiv
Asimetria tė bėn agresiv

Njerëzi me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresione.  Këtë të pakten sjell një rezulutat i një hulumtimi amerikan.

Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëj me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit.

 

Image Shkencëtarët e Universitetit të Ohio-s i matën veshët, duartë, krahet dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t'ja u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar t'holla për një qëllim bamirës.

 

Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit punëtorë të Universitetit ishin. Njëri prej tyre refuzonte lutjën  e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve hulumtuesit e matën se sa vrullshëm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik dëgjuesen shumë më shpesh e përplasnin se sa të tjerët pjesëmarrës.

 

Udhëheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetëm në dukurinë e trupit, çka edhe shifet, por gjithashtu edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtarës, influencojnë Aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre.

 

___________________

 përgaditur nga nm

 
< I mėparshmi   Tjetri >