Home arrow Historia
Historia

Psikologjia ka një të kaluar të gjatë,

por vetëm një histori të shkurtër.

 

Herrmann Ebbinghaus

Rreth vitit 390 para erës së rePlato diferencon katër shkallët e njohjës njerëzore: mendimi (supozimi), besimi, kuptimi dhe dija për të vertetën. Ai dallon në mes perceptimit dhe realitetit.
E zhvillon një model shtresash së shpirtit: Ai nuk e ndan shoqërinë në bazë të punës/veprimtarisë (shtresa e mësuesve, shtresa e mbrojtjës, shtresa e ushqimit), por sipas fushave shpirtërore (logjikë, epsh, guxim)
Rreth 350 para erës së reAristoteles: Libri i parë i psikologjisë: "Mbi shpirtin". Aristoteles për herë të parë bën dallimin në mes të psikologjisë dhe filozofisë. Ai studioj lidhjen në mes të shpirtit dhe trupit dhe përshkrujti ndërtimin e trupit. Aristoteles shifet në të vertetë edhe si babai i psikologjisë.
Rreth  400 pas erës së reAugustinus përshkruan në librin e tij zhvilimin e tij personal dhe me këtë themelon metoden e vëzhgimit autobiografik. Ai thekson rëndësine e njohjës së vetvetës dhe të vetëdijësimit të individualitetit të një personi.
Diku rreth 1250Thomas Aquin hulumton problemet themelore të përbërjës së shpirtit dhe lidhjës së tyre me trup („Problemi-Shpirt-Trup“).
Shekulli i 15/16 Në kohën e Rilindjës shihet njeriu si indivd. Tani nga ana psikologjike interesim më të madhë kanë indivualiteti, njeriu si person i vetëm, matja e karakterit.
1590Nocioni psikologia përdoret për herë të parë nga Rudolf Goclenius (1547-1628)
Rreth vitit 1630Filosofi R. Descartes ndan shpirtin e njeriut si substancë mendore nga trupi si substancë i shtrirë në hapësirë.
1834Fiziologu E. H. Weber tregon me anë të studimit të shqisës së muskulit, se dallimi i sapo vërejtur i dy peshave proporcional me madhësine e peshës është (Konstantja e Weberit)
1852Fiziologu H. von Helmholtz formulon teorinë e tij të shiqimi të ngjyrave Teoria-Tri-Ngjyrave.
1860G. Th. Fechner ("Elementet e Psikofizikës") formon metodat psikofizike ma të rendësishmet (për konstatim, matje të  intensitetit të një stimuli shqisor fizikë të përjetuar) dhe i zgjëron ligjin e Weber në "Ligji Weber-Fechner" (relation logaritimik mes stimulit fizikë dhe intensitetit të përjetuar).
1872Ch. Darwin ("Shprehja e emocionit te njeriu dhe shtaza“) themelon „hulumtimet e sjelljes krahasuese“ dhe thekson kontinuitetin e  zhvillimit prej shtazës tek njeriu. Që prej librit të tij (1871) "Origjina e njeriut“ shihet njeriu vetëm si qënie natyrore.
1879W. Wundt ngre laborin e parë psikologjik në Leipzig (Gjermani).
1883Anglezi F. Galton ("Hulumtimet mbi Aftësitë e njeriut dhe Zhvillimi i tyre“) integron statistiken në lëndën e psikologjisë dhe themelon hulumtimin e personalitetit empirik duke u bazuar në teste dhe pyetësor.
1885H. Ebbinghaus ("Mbi Kujtesën") zbulon metodat ma të rëndësishmet të hulumtimit të kujtesës dhe në bazë të vetëtestimeve hulumton „lakoren e harresës“.
1890Ch. von Ehrenfels ("Mbi qualitetin e geshtaltit (formës)“) tregon më meloditë, se perceptimi i elementeve komlexe nuk përbëhet në menyrë aditive nga elementet e saja.
1895S. Freud publikon së bashku më J. Breuer hulumtimin e parë të një paciente të trajtuar sipas „psikoanalitikes“ ("Hulumtimet mbi Histerinë").
1898E. L.Thorndike publikon „experimentet e para me shtazë për nxëniën përmes provës dhe gabimit“ në disertationen mbi "Intelegjenca e kafshëve: Një hulumtim experimental i proceseve asociativ tek shtazët“.
1900S. Freud ("Interpretimi i ëndrrave") definon tiparet themelor të psikoanalizës me anë të analizimit të ëndrrave të tij.
1904I. F. Pawlow publikon hulumtimet e para tek qentë mbi „reflexin e kushtëzuar“ (Kushtëzimi klasik)
1904C. Spearman ("Intelegjenca e përgjithëshme“) pohon se aftësia e çdo njeriu shpjegohet nga dy faktorë të inelegjencës. Nga faktori i përgjithshëm (p) si dhe faktori specifik (s).
1905A. Binet dhe kolegu i tij T. Simon ngrehin në francë skalën e parë të intelegjencës për fëmijë ("Mosha e inelegjencës“)
1911W. Stern zhvillon konceptin e koeficient të intelegjencës (IQ).
1912M. Wertheimer ("Mbi Phi-Fenomenin“) themelon me hulumtimet e tij mbi levizjet (peceptimet) e ndriçimit psikologjinë geshtaltiste (Gestalt=forma; e tëra)
1913J. B. Watson ("Psikologjia nga këndvështrimi i bihejviorizmit") zhvillon principiet metodike të bihejviorizmit.

 

 

 

 

...historia vazhdon...