Akutalitet Menu

Home arrow Akutalitet arrow News arrow Uniformat shkollore tė bėjnė tė zgjuar
Uniformat shkollore tė bėjnė tė zgjuar

Uniformat shkollore siç duket bëjnë që sjellja sociale të jetë më e mirë në klasë dhe për rezultate më të mira të nxënëseve.

Këtë të paktën e ka gjetur një grup i hulumtueseve i Universitetit në Giessen (Gjermani). Në një studim eksperimental shkenctarët nën udhëheqjen e psikologut Oliver Dickhäuser pyetën 8 klasë të një shkolle fillore në Hamburg. Ata erdhen te rezultati se nxënësit në veshje uniforme u koncentroheshin më mirë në mësim dhe i trajtonin bashkënxënësit më pak në mënyre sipërfaqësore.

 

ImageGjysma e klasëve të vëzhguara (klasa e 5 deri në të tetën) vizitonin shkollën kryesore dhe atë reale në Hamburg-Sinstorf, në të cilën nxënësit bartin pulovër ngjyrë kaltër me emblemën e shkollës. Klasat tjera vizitonin një shkollë përafërsisht të njejtë, por pa rregullore për veshje. Shkencëtarët vëzhguan sidomos te klasat e larta me uniforma një dallim të qartë në sjelljën sociale nëpër klasa. Por psikologu tërheqë vëmendjen, se vetëm veshja e njëjtë nuk do i zgjedhte të gjitha problemet në klasat shkollore. Sidomos nxënësit dhe prindit duhet të jenë të bindur për konceptin e bartjës së uniformave shkollore, por është e nevojshme edhe angazhimi i mësuesve.

 

Ekipi i hulumtueseve nga Giessen-i poashtu gjeti, se nxënësit e uniformuar e vijojnë më mirë mësimin. Dickhäuser shpjegon se bartësit e iniformave më shumë e vlerësojnë për të  kuptuar përmbajtjën e lëndës.

 

Dickhäuser e vlerëson në përgjithësi pozitivisht veshjën e njëjtë, dhe thotë se uniformat do t'ju kursente shumë stres psikosocial nxënëseve.
___________________________
 përgaditur nga nm
 
< I mėparshmi