|
Si të gjitha shkencat tjera qe studiojnë diçka edhe Psikologjia merret me studimin e jetës se brendshme të njeriut, kur gjithçka për objekt studimi ka edhe shkencat tjera. Nga Shpresim Rexhepi
Psikologjinë mund ta quajmë edhe shkencë shoqërore ku në këtë shkencë bëjnë pjesë: pedagogjia, sociologjia, etika etj., ku kanë lidhje ndërmjet vetë, kurse mund ta quajmë edhe shkencë natyrore ku ka te bëjë me njeriun, pra ekziston lidhja ndërmjet tyre. Nocioni për psikiken - çka d.t.th. psikika?Psiqika është veti ose cilësi e materies së organizuar në shkallën më të lart, krijuar në fazën e caktuar te zhvillimit të jetës. Shkalla më e lartë e psikologjisë është VETËDIJA. Vetëdija është karakteristikë vetëm të njeriu, se i vetëdijshëm është vetëm njeriu e jo edhe kafshët. Kuptimi materialist për psiqikën. Njeriu i lashtë ka menduar se psiqika përbëhet nga dy substanca: si shpirti dhe trupi. 1. Shpirtin e kanë quajtur jomaterial (jotrupor). 2. trupin e kanë quajtur material (trupor). Kuptimi idealist dhe materialist janë dy botëkuptime që kanë qenë në kundërshtim në mes veti.Kanë ekzistuar dy botëkuptime si: 1. Idealist – përparësi I kanë dhënë psiqikës apo shpirtit 2. Materialist - ka qenë material Ekzistojnë dy lloje mendimesh: shkencorë dhe joshkencorë.Sa u përket mendimeve shkencore kanë qenë të qarta, të vlershme, me kuptime, të vërtetuara etj., kurse mendimi joshkencorë kanë qenë të paqarta, të pakuptueshme, pa rezultate etj. Në shekullin e -V- para erës sonë mjeku dhe filozofi grek Hipokrati - është i pari i cili dalloi temperamentin e individit. Më vonë ishin Platoni dhe Aristoteli ku përcaktuan tre shkallë të jetës psiqike si: 1. Shkalla bimore: - ku I kanë kushtuar rëndësi ushqimit,prodhimeve ushqimore etj. 2. Shkalla shtazore: - ku I kanë kushtuar rëndësi lëvizjes. 3. Shkallën mendore: - ka të bëjë me integjencën. Vepra e Arstotelit është “Vepra mbi shpirtin”. Ku po ashtu edhe Xhon Lloku jep një nocion ku thotë se: fëmija është tabula rasa, letër e zbrazet, ku ai i merr ato veti nga rrethi ku jeton…. __________________ Nga Shpresim Rexhepi - IV-12 QSHAM "Mirko Mileski" Kërçovë |