Home arrow Kėndi Yt arrow Psikologjia dhe shkencat tjera
Psikologjia dhe shkencat tjera

Si të gjitha shkencat tjera qe studiojnë diçka edhe Psikologjia merret me studimin e jetës se brendshme të njeriut, kur gjithçka për objekt studimi ka edhe shkencat tjera.

 

Nga Shpresim Rexhepi

 

Psikologjinë mund ta quajmë edhe shkencë shoqërore ku në këtë shkencë bëjnë pjesë: pedagogjia, sociologjia, etika etj., ku kanë lidhje ndërmjet vetë, kurse mund ta quajmë edhe shkencë natyrore ku ka te bëjë me njeriun, pra ekziston lidhja ndërmjet tyre.

 
Nocioni për psikiken - çka d.t.th. psikika?

Psiqika është veti ose cilësi e materies së organizuar në shkallën më të lart, krijuar në fazën e caktuar te zhvillimit të jetës.

Shkalla më e lartë e psikologjisë është VETËDIJA.

Vetëdija është karakteristikë vetëm të njeriu, se i vetëdijshëm është vetëm njeriu e jo edhe kafshët.  

Kuptimi materialist për psiqikën.

 Njeriu i lashtë ka menduar se psiqika përbëhet nga dy substanca: si shpirti dhe trupi.

1.      Shpirtin e kanë quajtur jomaterial (jotrupor).

2.      trupin e kanë quajtur material (trupor). 

 

Kuptimi idealist dhe materialist janë dy botëkuptime që kanë qenë në kundërshtim në mes veti.Kanë ekzistuar dy botëkuptime si:

1.      Idealist – përparësi I kanë dhënë psiqikës apo shpirtit

2.      Materialist - ka qenë material   
 
Zhvillimi i psikologjisë

 Ekzistojnë dy lloje mendimesh: shkencorë dhe joshkencorë.Sa u përket mendimeve shkencore kanë qenë të qarta, të vlershme, me kuptime,  të  vërtetuara etj., kurse mendimi joshkencorë kanë qenë të paqarta, të pakuptueshme, pa rezultate etj. 

 

Në shekullin e -V- para erës sonë mjeku dhe filozofi grek Hipokrati - është i pari i cili dalloi temperamentin e individit.

 Më vonë ishin Platoni dhe Aristoteli ku përcaktuan tre shkallë të jetës psiqike si:

1.      Shkalla bimore: - ku I kanë kushtuar rëndësi ushqimit,prodhimeve ushqimore etj.

2.      Shkalla shtazore: - ku  I kanë kushtuar rëndësi  lëvizjes.

3.      Shkallën mendore: - ka të bëjë me integjencën. 

Vepra e Arstotelit është   “Vepra mbi shpirtin”.

 Ku po ashtu edhe Xhon Lloku jep një nocion ku thotë se: fëmija është tabula rasa, letër e zbrazet, ku ai i merr ato veti nga rrethi ku jeton…. 

 

 

__________________

Nga

Shpresim Rexhepi - IV-12

QSHAM "Mirko Mileski"

Kërçovë

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >