F I L M I

Studentët Tom Werner dhe Ted Purvis nga Universiteti San Diego State (USA) kanë inçizuar në vitin 1996 me disa aktorë Eksperimentin Milgram në një filëm.

Kliko këte për të shikuar filmin: Filmi

Home arrow Eksperimenti Milgram
Eksperimenti Milgram
Eksperimenti Milgram

 Njëri prej eksperimenteve më të njohur, por edhe më të diskutueshëm të psikologjisë, si për arsye etike ashtu edhe për nga ato eksperimentalo-teknike, është eksperimenti Milgram. Pyetja, së cilës social-psiokologu Stanley Milgram kërkonte t'i jepte përgjigje në vitet '60 kishte të bënte me gatishmërinë e njerëzve krejt normalë për t'iu përulur një autoriteti dhe për të zbatuar urdhëra qartësisht „jo-njerëzore“. Motivimi për këto eksperimente e kishte bazën në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Si ishte e mundur, që nën regjimin e Nacionalsocializmit të kishte patur aq shumë njerëz të gatshëm, për t'u vënë në shërbimin e makinës vdekjeprurëse të nazistëve? Mos kishte të bënte me një të metë bazë të karakterit të këtyre njerëzve apo ka situata dhe rrethana të tilla, në të cilat eventualisht secili do të kishte qenë në gjendje të torturonte apo të vriste njerëz të tjerë?

Lexoni pėrmbajtjen...